DITA E FLAMURIT MË STOLISI ME MIRËNJOHJE NGA IFTP,

DITA E FLAMURIT MË STOLISI ME MIRËNJOHJE NGA IFTP, (Zürich, 28.11.2023)
Në manifestimin e organizuar nga SHKSHZ, në ambientet e Bibliotekës PE

STALOZZI, Zürich-Hardau, u mbajt edhe Ora Letrare për nder të 28 Nëntorit 1912, në të cilën, të pranishit i lexuan krijimet e tyre në poezi dhe prozë. Aty, ishte prezent edhe Drejtori i IFTP, (International, Film, Theater, Produktion), me seli në Zvicër, aktori dhe regji

sori i njohur z. Adem Kicaj i c

ili deklamoi disa vargje të poetit Kombëtar Naim Frashëri. Në fund, për të pranishmit u organizua edhe një koktej rasti!

***

MIRËNJOHJA NGA IFTP
Ajo që e bëri për mua shumë më përjetuese këtë mbrëmje, ishte MIRËNJOHJA nga IFPT, të cilën ma

dorëzoi vet aktori i madh Adem Kicaj. Kjo mirënjohje qe ndarë sivjet nga ky institucion
dkulturor me rastin e 20-Vjetorit të veprimtarisë.
Manifestimi qe mbajtur në Winthertur, më 03 qershor 2023. Faleminderit mikut tim Adem Kicaj dhe tërë stafit të IFTP, duke ju dëshiruar të gjithëve shumë suksese! (sh.d.)

RTKulturë – Në studio Adem Kicaj- regjisor dhe dramaturg shqiptar që vepron ne Zvicër 04.01.2024

IFTP-PRODUCTION.
@RTKulturë - Në studio Adem Kicaj- regjisor dhe dramaturg shqiptar që vepron ne Zvicër 04.01.2024
YOUTUBE.COM
𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊:@RTKulturë – Në studio 

Musa Sylejmani aktori kryesor i filmit “Ofshama”

Musa Sylejmani aktori kryesor i filmit “Ofshama” me një rrëfim ekskluziv për filmin dhe prapaskenat

Pas premieres që e kishte në Zvicër, tashmë filmin “Ofshama” të regjisorit Adem Kicaj, me aktor protagonist Musa Sylejmani, mund ta shohin të gjithë në “Youtube” në kanalin e “Baresha”. Për filmin, produksionin “IFTP-PRODUCTION”, planet e projektet e shumta, flet për “Kosovaren” aktori dhe menaxheri i dëshmuar, Musa Sylejmani. -Musa, fillimisht na fol pak për karrierën tënde artistike? Fillimisht më lejoni që në emër të “IFTP-PRODUCTION”, gjithë stafit me regjisor Adem Kicaj, të iu urojmë gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2024, duke u lutur që të jetë vit i tolerancës, paqes, bashkimit dhe suksesit. Ndryshe, unë jam Musa Sylejmani nga komuna e Gjilanit, kurse nga viti 1996 jetoj dhe veproj në Zvicër. Jam marr me shumë organizime nga fusha e artit dhe modës. Po ashtu kam menaxhuar disa televizione në Zvicër dhe aktualisht jam menaxher i “IFTP-PRODUCTON” dhe “TV ARIT” në Zvicër. -Ke qenë pjesë e disa filmave. Si e përshkruan përvojën tënde në fushën e aktrimit? Talentin tim në aktrim e ka zbuluar regjisori dhe pedagogu im i respektuar Adem Kicaj, i cili për herë të parë pa më pyetur fare ma ka ofruar rolin kryesor në serialin “Kthetra”, me skenar nga skenaristi i njohur nga Kosova, Besnik Rrahmani. Aktrimin e kisha ëndërr, por jam frikësuar ti hyjë dhe tashmë që jam në këtë botë, mendoj se ja kam dalë. -Projekti më i madh filmik në të cilin ke marrë pjesë? Ka qenë seriali “Kthetra”, i cili shumë shpejtë do ta ketë edhe premieren. Nuk ishte e lehtë për mua si menaxher e as për regjisorin Adem Kicaj të menaxhoheshin 30 aktor. Gjithçka ka shkruar mirë dhe ja kemi dalë në krye me sukses. -Roli që e ka vulosur suksesin tënd në kinematografi? Sigurisht, filmi “Ofshama” ka qenë më i veçanti për mua, pasi këtë film e kam paraqitur edhe si temë diplome në Zvicër. -Na fol pak për filmin “Ofshama”? Filmi Ofshama është me regji dhe skenar nga regjisori i njohur shqiptar në Zvicër, Adem Kicaj, dhe si bashkë ideator kemi qenë unë dhe aktorja Emine Kurteshi, që e falënderoj për kontributin e dhënë në “IFTP”. Filmi është realizuar në Kosovē, konkretisht në Suharekë, Shirokë dhe ne fshatin më të bukur, në Dobërqan të Gjilanit, që është vendlindja ime. Xhirimin dhe montazhen e ka bërë kamermani i njohur, Enis Limani, tonist Arben Bajgora, kurse muzika është krijuar nga Ridvan Saqipi . I falenderoj për punën e shkëlqyer. Filmi “Ofshama” për publikun është publikuar me 1 janar 2024 premierë në kanalin e “Youtube” të produksionit “Baresha” si dhe në “TV ARI”. -Ju keni rol protagonist. Si u ndjeve? Si protagonist, kisha knaqesinë të luaja përkrah Xhelal Ferres, një aktor shumë i njohur shqiptar nga Maqedonia. Partnere në film e kisha aktoren Emine Kurteshi, me të cilën kemi punuar intenzivisht për performancë sa në të mirë. Filmi ka tematikë tejet të ndjeshme, sepse ka të bëjë me ato femra që maltretohen çdo ditë. Mesazhi i filmit është “Besnik bëhu, e besë mos i zë askujt”.   -Cili është interesimi dhe pritshmëritë për filmin? Para disa muajsh e kishim premierën e filmit në Zvicër dhe e vlen të ceket se filmi është pritur tejet mirë. Poashtu kemi festuar edhe 20 vjetorin e themelimit të “IFTP”. Po atë ditë, unë, kolegu im i nderuar Remzi Durmishi dhe aktori humorist Arben Danqeli, pas ligjeratave të rregullta vjetore, u paisëm me diplomë nga pedagogu Kicaj. -Planet? Ne si produksion dhe unë si menaxher, sëbashku me regjisorin Kicaj dhe stafin, vitin 2024 do ta konsiderojmë si vit të sfidave dhe sukseseve, sepse do ti kemi katër filma premierë, duke nisur nga seriali “Kthetra”, filmi “Pendimi”, filmi “Shoqja ime” dhe filmi i realizuar para dy muajsh “Vllazëri e interes”. Projekti rreth të cilit jemi mobilizuar, është filmi shqiptaro-zvicerrian “Birth of the Prince” dhe vjen si kooperim mes regjisorit Adem Kicaj dhe Ivan Sigethaler. Realizimi do të bëhet mes dy produksioneve “IFTP-Production” dhe “Helevetia Film”. Lokacionet e xhirimit janë Zvicëra dhe Kosova. Ne si produksion qysh në dhjetor e kemi publikuar në rrjete sociale edhe reklamen për casting për filmin. Të drejtë pjesëmarrje në casting kanë të gjitha moshat, sepse pas skenarit të mbrojtir juridikisht janë afro 80 role të personazheve të filmit. -Si mund të paraqitjen aktorët e interesuar për të qenë pjesë e kastit? Kemi vendosur që paraqitja e aktorëve të bëhet përmes emailit, duke dërguar këto dokumente: -Foto portret -Cv te shkurter -Video prezentim 2 minutësh. Në kërë intervistë, zbuloj edhe një ekskluzivitet. Këto ditë i kemi finalizuar të gjitha procedurat për hapjen e shkollës së aktrimit “IFTP AKADEMI”, që do të jetë në Prizrenin e bukur, simotër e Akademisë së aktrimit në Zvicër, me standarde dhe literaturë të konceptit zvicëran. Si menaxher gjeneral, ju bëjë thirrje të gjitha vajzave e djemve të interesuar të jenë pjesë e shkollës sonë dhe të lajmërohen në produksionin “IFTP”.
Nderim Neziri

Sot ne Zurich të Zvicrës u IFTP mbajti një takim pune me regjisorin Ivan Siegethaler.

Sot ne Zurich të Zvicrës u IFTP mbajti një takim pune me regjisorin Ivan Siegethaler. Siegethaler është bashkëpunëtor i ngushtë që më shumë se 20 vite i regjisorit dhe aktorit Adem Kicaj. Në takim u diskutua për Akademinë e Aktrimit IFTP, nen udhëheqjen e profesorit Adem Kicaj, e cila po korr suksese te vazhdueshme ne Zvicër. dhe tani me degën e saj edhe në Kosovë. Kjo Akademi posa ka përfunduar gjirimet e filmit tagji-komedi “Vëllezëri dhe interes” ndërsa ka publikuar filmin tjetër “Ofshama” i cili është prit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Vlen të theksohet se filmi i posa përfunduar është luajtur tërësisht nga aktore dhe student të akademisë IFTP.   Sot filluan edhe zyrtarisht përgatitjet e filmit tjetër qe quhet “Birth of princ” me skenar të Adem Kicajt i cili është edhe protagonisti kryesore dhe për ketë arsye regjin ja ka besuar kolegut të tij shumëvjeçar, regjisorit Zviceran Ivan Siegethaler.   Gjithashtu edhe zyrtarisht ju bashkëngjit Akademisë së aktrimit dhe IFTP Pedagogu Remzi Durmishi, aktorë i cili deri vitin e kaluar ishte edhe  student po i kësaj Akademie. Ndërsa Musa Sylejmani do të vazhdoje me detyrën e menagjerit dhe të gjitha përgjegjësit që i takojnë atij rreth mbarëvajtjes se Akademisë. Njoftojmë të gjithë të interesuarit se kastingu sa i përket filmit Zvicrano-Shqiptar “Birth of the prince” veç se ka  filluar dhe mund te paraqiteni përmes web faqes tone.   Gjithashtu të edhe Akademia e aktrimit IFTP ju mirëpret në radhët e saj.