Sot ne Zurich të Zvicrës u IFTP mbajti një takim pune me regjisorin Ivan Siegethaler. Siegethaler është bashkëpunëtor i ngushtë që më shumë se 20 vite i regjisorit dhe aktorit Adem Kicaj. Në takim u diskutua për Akademinë e Aktrimit IFTP, nen udhëheqjen e profesorit Adem Kicaj, e cila po korr suksese te vazhdueshme ne Zvicër. dhe tani me degën e saj edhe në Kosovë. Kjo Akademi posa ka përfunduar gjirimet e filmit tagji-komedi “Vëllezëri dhe interes” ndërsa ka publikuar filmin tjetër “Ofshama” i cili është prit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Vlen të theksohet se filmi i posa përfunduar është luajtur tërësisht nga aktore dhe student të akademisë IFTP.   Sot filluan edhe zyrtarisht përgatitjet e filmit tjetër qe quhet “Birth of princ” me skenar të Adem Kicajt i cili është edhe protagonisti kryesore dhe për ketë arsye regjin ja ka besuar kolegut të tij shumëvjeçar, regjisorit Zviceran Ivan Siegethaler.   Gjithashtu edhe zyrtarisht ju bashkëngjit Akademisë së aktrimit dhe IFTP Pedagogu Remzi Durmishi, aktorë i cili deri vitin e kaluar ishte edhe  student po i kësaj Akademie. Ndërsa Musa Sylejmani do të vazhdoje me detyrën e menagjerit dhe të gjitha përgjegjësit që i takojnë atij rreth mbarëvajtjes se Akademisë. Njoftojmë të gjithë të interesuarit se kastingu sa i përket filmit Zvicrano-Shqiptar “Birth of the prince” veç se ka  filluar dhe mund te paraqiteni përmes web faqes tone.   Gjithashtu të edhe Akademia e aktrimit IFTP ju mirëpret në radhët e saj.